Messi denoncon për shpifje gazetën “El Mundo” (Foto)

E publikuar: 01/10/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi do të nisë një aksion ligjor kunder te perditshmes katalanase “El Mundo”. Gazeta në fjalë i kushtoi 4 here futesit te Topit te Arte nje artikull ku vinte në dukje faktin se si miqesoret e zhvilluara ne sezonin 2012-2013 nga “Fondacioni Messi” pastronin para. Argjentinasi e konsideron artikullin e shkruar per te mungese respekti jo vetem ndaj tij por dhe ndaj gjithe futbollisteve te tjere. Ne keto miqersore moren pjese dhe lojtarë te tjere me emer si Ezequiel Lavezzi, Di Maria apo edhe Mascherano.

“Messi dhe shoket e tij kunder Botes”, kjo ishte kryefjala e artikullit të ndeshjeve që aludohen se kane qene nje maske per te mbuluar te gjitha lëvizjet e pastrimit te parave. Në këtë mënyrë, permes nje komunikate, Messi tregon se si ai dhe babai i tij do te hapin nje proces gjyqesor kunder kesaj gazete per shpifje. Sipas 28-vjecarit keto miqesore jane zhvilluar me nje qellim te vetem, qe te gjitha parate e mbeldhura te shkojne per bamiresi. Përsa i përket kësaj cështje, vetë lojtari eshte i qete sepse në letër theksohet se ai nuk ka asgje per te fshehur.

messi