Messi: Barcelona ndryshoi pas largimit të Guardiolës

E publikuar: 31/10/2016 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leo Messi ka thënë se Barcelona ka ndryshuar që nga largimi i Pep Guardiolës nga stoli i katalunasve

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, ka bërë krahasimin mes Barcelonës së Pep Guardiolas e Luis Enriques, i cili mendon se me këtë të fundit janë më të kompletuar, përcjell Gazeta Express.

“Sistemi i Barcelonës kurrë nuk ndryshon, këtë e dinë të gjithë”, tha fillimisht Messi.

“Nuk ka shumë ndryshime që nga largimi i Guardiolas, por ka disa. Çdo trajner ka idetë e tij dhe lojën e tij. Me Enriquen ndoshta jemi pak më shumë agresiv dhe jemi të mirë nga kundërsulmet, ndërsa me Pep luajtëm më pak me kundërsulme”, ka theksuar