Mësoni nëse jeni edhe ju, viktimë e magjisë së zezë

E publikuar: 14/02/2016 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mënyrë që ta njihni magjinë e zezë, duhet ta dini se si bëhet ajo, si dhe çfarë ‘simptomash’ shkakton.

Para së gjithash, veprimi magjik ndikon në shpirtin e njeriut, prandaj ai edhe “sëmuret” dhe vuan. Personi nën ndikimin e magjisë së zezë nuk mund t’i shikojë të tjerët në sy, bile-bile mezi e shikon edhe veten në pasqyrë. Fytyra e atij personi, në dritë të fortë, duket disi si e hirtë e errët. Shikimin e ka tepër të ‘mjegulluar’ e sytë vazhdimisht ‘i ikin’.

Përpos kësaj, mund t’i paraqitet edhe skuqja në bebëzat e syve. Një person i tillë vazhdimisht ka përshtypjen se dikush i qëndron prapa shpine, ka frikë të madhe nga djersitja e duarve, bile edhe nga era e djersës. Ka frikë të paarsyeshme nga kafshët shtëpiake, nga ambientet e mbyllura dhe të errëta, sikur që janë lifti, tuneli, vozitja mbi urë dhe ngjashëm. Vazhdimisht e ka frikën se do të vdesë duke rënë nga lartësia, apo se do të mbytet në ujë.

Kur qëndron në një vend, disi e kapë sikleti, edhe pse nuk di të tregojë pse. Pra, ditë e natë mund ta ketë frikën dhe të ndihet i pasigurt, i shqetësuar, me buzën në vaj dhe i mërzitur.