Mësoni disa fakte interesante për lotët

E publikuar: 24/02/2016 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë kafshë derdhin lot, por vetëm njeriu ka aftësinë për të qarë për shkak të emocioneve. Lotët janë të nevojshëm për të ruajtur lagështinë e kokërdhokut të syrit, përmbajnë proteina dhe substancave të tjera që ruajnë shëndetin e syve dhe për ta luftuar infeksionin.

Ka disa lloje të lotëve: Lotët themelorë janë ata lot që vazhdimisht freskojnë sytë dhe shërbejnë për të ruajtur lagështinë, të ushqyerit dhe mbrojtjen e syve. Një tjetër lloj i lotëve janë lotët e reflekseve që mbrojnë sytë nga stimulues të bezdisshëm, të tillë si: era, tymi ose qepa. Këto dy lloje kanë përbërje të ndryshme kimike. Lloji i tretë i lotëve janë lotët emocionalë. Një studim nga vitet 1980 zbuloi se këta lot përmbajnë proteina më shumë se dy llojet e tjera.

Pse qanin njerëzit: Ka shumë teori. Në aspektin evolutiv disa shkencëtarë argumentojnë se njerëzit kanë qarë për të sinjalizuar trishtimin, por pa bërë tinguj (heshtja ishte e nevojshme për shkak të frikës nga grabitqarët). Përderisa sjellja e njeriut ka evoluar me kalimin e kohës, lotët janë tregues i më shumë se një qëllimi. Njerëzit qanin për të sinjalizuar një problem ose të ngushëllohen nga të pranishmit. Bebet qajnë për të tërhequr vëmendjen e prindërve, ndërsa të rriturit në shumë raste qajnë ashtu që miku apo personi më i dashur i tyre t’i ofrojë ndihmë.