Mësoni cilat janë ushqimet të cilat fryjnë barkun

E publikuar: 18/08/2018 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kushdo prej nesh ka provuar jo rrallë herë, ndjesinë e fryrjes së barkut, apo të parehatisë së barkut (diskomforti abdominal).

Kjo është lista me disa prej ushqimeve që mund të shkaktojnë fryrje të barkut:

1. Uji me gaz – Çdo pije me gaz mund të shkaktojë ënjte të përkohshme në stomak.
Ushqimet dietale – Këto ushqime janë të mira për njerëzit me diabet, por për ata që dëshirojnë të humbin peshë nuk janë opsioni më i mirë, pasiqë shumica prej tyre përmbajnë dy herë më shumë yndyrë dhe shumë ëmbëltues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë fryrje.
Kokoshkat – Shkaktojnë ënjte abdominale nëse konsumohen me kripë të mjaftueshme, sepse në realitet kokoshkat janë të pasura me fibra.
Çamçakëzat – Kur përtypim, përfundojmë duke gëlltitur ajrin, që shkakton rritjen e gazit në stomak, duke shkaktuar presion dhe siklet.
Qumështi – Ënjtja barkut në lidhje me konsumin e qumështit dhe derivateve të tij ndodh vetëm kur ka një intolerancë laktoze.
Brokoli – Ky ushqim është i preferuar në dietat, megjithatë, duke qenë i pasur me hekur dhe proteina, mund të shkaktojë gazra që përfundojnë në fryrjen e stomakut.