Mësoni 10 fakte interesante që mund të mos i keni ditur për presidenten Jahjaga (Foto)

E publikuar: 06/03/2016 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja aktuale, Atifete Jahjaga do të dorëzojë mandatin e saj me 5 prill të këtij viti, ku do pasohet nga Hashim Thaçi.

Duke e marrë parasysh këtë, lajmi.net i sjell për ju 10 fakte interesante që ju nuk i keni ditur për presidenten në largim, Atifete Jahjaga.

atifetja-650x358

1) Asnjë rast korrupsioni për Presidenten nuk është raportuar gjatë mandatit të saj si presidente e vendit.

2) Në kohën e zgjedhjes presidente, Atifetja i ka pasur 35 vjet, gjë që e bën presidenten më të re në histori të Kosovës.

atifetja kur zgjedhet peisdente

3) Është presidentja e parë femër në Kosovë

4) Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.

5) Përveç gjuhës shqipe (amtare), Presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhët angleze dhe serbe.

6) Ajo i ka marrë 3 çmime ndërkombëtare, këto janë: Honoris Causa nga Universiteti Durham, Lidership në shërbim publik nga Iniciativa Globale Clinton, dhe diplomë nderi për drejtësi nga Universiteti Leicester.

atifetja faktet

7) Thuajse në çdo konferencë, apo prezantim ndërkombëtar, Jahjaga ka përmendur luftën çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e dhunuara gjatë luftës.

8) Është presidentja e parë që nuk është pjesë e ndonjë subjekti politik por është e pavarur.

9) Është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar.

10) Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të rëndësishme në zbatim të rendit dhe ligjit në Njësinë e Standardeve Profesionale, pastaj Ndihmëse e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Ndihmëse e Shefit të Burimeve Njerëzore, Ndihmëse Ekzekutive Speciale e Zëvendëskomisarit për Administratën e Policisë së Kosovës, Zëvendëskomandante për Polici Kufitare të Policisë së Kosovës, Kryesuese e Departamentit të Trajnimeve, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Polici Kufitare, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Personel dhe Trajnim. /telegrafi.com/