Mësoje tani sekretin që askush nuk ta ka thënë për maskën e flokëve

E publikuar: 25/02/2019 03:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej shqetësimeve dhe pyetjeve më të shpeshta që bëjmë për maskat është sa herë duhet ta përdorim.

Duke pasur parasysh këshillat e dermatologëve, por edhe rutinën e përditshme, ka diçka që ndoshta nuk e di.

Flokët, natyralë apo të lyer, të gjatë apo të shkurtër, të dobët apo të shëndetshëm kanë nevojë shpeshherë për maskë.

Po jo aq shpesh sa na kanë informuar.

Maskën duhet ta përdorësh një herë në javë: edhe nëse mendon se flokët janë relativisht të shëndetshëm, ndryshimi i stinëve mund të jetë i vështirë për të qëndruar gjithmonë të bukur (era, lagështira, dielli). 

Kështu, maska e flokëve duhet përdorur çdo javë. Por jo më shpesh. Jo edhe më rrallë.
Bëje këtë rutinë dhe jepu flokëve hidratimin dhe ushqimin e nevojshëm.