Mësohet data e lansimit të këngës së Don Xhonit

E publikuar: 22/03/2021 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep-artisti i njohur po vazhdon të tregoi talentin e tij në muzikë përmes këngëve.

Don Xhoni ka ditë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor derisa sot ka zbuluar edhe datën e lansimit.

Përmes një imazhi të publikuar në storien e tij në Instagram reperi tregoi se në muajin prill me datë 8 ka gati këngën për ta dëgjuar në platforma sociale.

8 prill, Maffia”, ka shkruar Don Xhoni në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, projekti paraprak i rep-artistit është “Kokaina” e cila deri më tani ka 27 shikime në YouTube.