Meshkujt që kanë bërë seks me pesë femra, rrezikohen më shumë nga kanceri

E publikuar: 20/10/2017 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përderisa norma aktuale e diagnozës është e ulët – që prek vetëm 0.7% të popullsisë mashkullore – hulumtuesit në Johns Hopkins paralajmëruan se meshkujt mund të mos jenë të vetëdijshëm se kanë rrezik shumë më të madh sesa gratë, sidomos nëse pinë duhan.

Studimi, i lëshuar sot, është dëshmia më e fundit që tregon se meshkujt kanë nevojë për vaksinën HPV po aq sa femrat – dhe në disa raste më shumë sesa femrat, transmeton Gazeta Express.

Kur ishte lëshuar për herë të parë vaksina, ajo iu ishte dhënë vetëm vajzave adoleshente për t’i mbrojtur ato nga kanceri i qafës së mitrës që lidhet me HPV.

Janë rreth 100 lloje të ndryshme të HPV-s por vetëm pak prej tyre njihen se e shkaktojnë kancerin.