Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë

E publikuar: 01/04/2021 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës Dani Olmo pas ndeshjes është prononcuar për media.

Golashënuesi në këtë mbrëmjë, foli për ndeshjen kundër Kosovës.

Olmo tha se Kosova ishte kundërshtare shumë e vështirë, por ata u lodhën shumë gjatë pjesës së parë.

“Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë”.

“Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një gol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat. Por, mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë”.

Ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës?

“Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo/RTKLIVE.