Mesazhi i Rashicës drejtuar Celinës

E publikuar: 25/08/2016 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milot Rashica i është gëzuar lajmit se Bersant Celina do të luaj këtë edicion në Twente
Dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe Bersant Celina do të luajnë këtë edicion në Erdevisen holandeze.

Sot u kompletua huazimi i Celinës nga Manchester City në Twente, ndërsa Rashica që luan në Vitesse i ka uruar mirëseardhje.

“Bersant Celina, mirë se vjen në Holandë vëlla. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rashica në Twitter.

Ndërsa shumë shpejtë ka ardhur edhe reagimi i Celinës, i cili shkruan: “Faleminderit vëlla. Shihemi”.