Mesazhi i Papa Françesku për Kosovën: Mos bëni luftë

E publikuar: 26/01/2017 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ipeshkvia e Kosovës ka bërë prezantimin e Mesazhit të Papa Françeskut për 2017.
Don Shan Zefi, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës ka thënë se këtë vit bëhen gjysmë shekulli bëhen që papa jep mesazhin e paqes.

Sipas tij Papa Françesku në mesazhin e tij bazon se dhuna nuk mund të jetë kurrë një bekim.

Ai ka thënë se Armët mbajnë rrezik të madh të çnjerëzimit për ata që i përdorin.

Ja dhe mesazhi i plotë i Papa Françeskut për 2017, njofton Klan Kosova:

‘’Jo fitores së dhunshme, jo shtypjes së tereneve me civilë. Kjo situatë definohet nga papa si lufta e tretë botërore. Jo dhuna, nuk duhet të kuptohet si dorëzim, mos angazhim, pasivitet. Asnje religjion nuk mund te jete terrorist’’

‘’Ç’kuptim kanë pushtimet që sjellin vetëm vuajtje. Armët mbajnë rrezik të madh të çnjerëzimit për ata që i përdorin. Fërkimet hartohen me dialog, mëshirë, falje në kërkim të mëshirës së tjetrit. Të ndalen menjëherë dhunimet ndaj grave e fëmijëve’’.

Papa Françesku poashtu ka apeluar për çarmatim dhe ndalim të përdorimit të armëve bërthamore.