Mesazhi i 19-vjeçarit shqiptar për Koronavirusin: Unë e fitova betejën, por humba miq që i njoha gjatë kësaj beteje (Video)

25.03.2020 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mesazhi i 19-vjeçarit shqiptar për Koronavirusin: Unë e fitova betejën, por humba miq që i njoha gjatë kësaj beteje (Video)

Erind Cara është një ndër personat që e ka fituar betejën me CoVid-19, por shoku i tij i dhomës nuk ja doli, duke humbur jetën.

Ai shprehet në video se duhet që të qëndrojmë në shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjen, pasi sot është momenti i duhur që të japim dashuri ku askush nuk ka më justifikime për të qëndruar larg saj.

Erind Cara: “Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë .

Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !

Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë : Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.

Më parë kishim qindra justifikime , puna , koha , pamundesia ,lodhja etj .
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri , te bisedojme me njeri – tjetrin , t’u tregojme sa shume i duam . Po po sa shumë i duam prinderit , motrat , vllezërit , gjysherit , miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi ! Qëndroni ne shtëpi !

Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë . Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri , qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme , kishte nje familje te mrekullueshme , nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin . Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte ! Luftoi , luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend , kishte ardhur se nuk ndjehej mirë , siç mund te jemi secili nga ne . Por mbrem ai u dorzua , nuk ia doli dot , la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshir edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm . PRANDAJ , QENDRONI NE SHTEPI !

Për disa të rinj të fort , e të shëndetshëm si unë , qendroni në shtepi ,mendoni për familjarët tuaj , prinderit , gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerzit më të rendesishem në këtë lufte , mjekët , infermierët , farmacistët ,sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata jan front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen , prinderit , femijet , vellezerit , motrat , per te qen aty per tu sherbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus , por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu sherbejë dhe atyre që thonin “ Nuk na ben gjë ne Virusi “se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë , ndihme dhe përkundesje , kupton sa e rëndesishme është JETA , por qe tani nuk është vetem ne doren tënde , por te Mjekve , Infermierve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA , gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet , punet , facebook , instagram , kafet dhe gjerat e pa rendesishme .

Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar.

Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjer .

Ju Falenderoj pa mas për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira !

Faleminderit !
Ne qendrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyres , per ta kaluar sa me lehtë këtë situate të veshtirë !
Me Respekt,

Erind Cara”

Top Channel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bislimi pas ankesave të qytetarëve: Këto masa janë pjesë e pakos emergjente fiskale

Bislimi pas ankesave të qytetarëve: Këto masa janë pjesë e pakos emergjente fiskale

Komuna e Kumanovës: Na izoloni në karantinë tërë qutetin

Komuna e Kumanovës: Na izoloni në karantinë tërë qutetin

24 orëve të fundit, në Britani të Madhe humbën jetë 569 persona nga koronavirusi

24 orëve të fundit, në Britani të Madhe humbën jetë 569 persona nga koronavirusi

​Vetëm për 24 orë në Serbi, 111 raste të reja me coronavirus

​Vetëm për 24 orë në Serbi, 111 raste të reja me coronavirus

Kollçaku: Letra e presidentit për mandatarin në kundërshtim me Kushtetutën, është grabitje e pushtetit

Kollçaku: Letra e presidentit për mandatarin në kundërshtim me Kushtetutën, është grabitje e pushtetit

Ministria e Financave: Kanë të drejtë mediet në “Pakon Emergjente Fiskale” nëse operojnë si biznese

Ministria e Financave: Kanë të drejtë mediet në “Pakon Emergjente Fiskale” nëse operojnë si biznese

Qeveria Rama: Pezullohen pagesat e qirave për biznesin dhe individët që kanë ndaluar punën nga Coronavirusi në Shqipëri

Qeveria Rama: Pezullohen pagesat e qirave për biznesin dhe individët që kanë ndaluar punën nga Coronavirusi në Shqipëri

Thaçi: LVV, propozoje mandatarin e ri për formimin e Qeverisë

Thaçi: LVV, propozoje mandatarin e ri për formimin e Qeverisë

Të prekurit me koronavirus nga Miradia e Ulët janë në gjendje të mirë shëndetësore

Të prekurit me koronavirus nga Miradia e Ulët janë në gjendje të mirë shëndetësore

Rrëzimi i qeverisë, Thaçi flet për hapat që do t’i ndërmarrë

Rrëzimi i qeverisë, Thaçi flet për hapat që do t’i ndërmarrë

Kurti sulmon amerikanët nëpërmjet këshilltares së tij: Pse po e mbani anën e Serbisë

Kurti sulmon amerikanët nëpërmjet këshilltares së tij: Pse po e mbani anën e Serbisë

Thaçi: Kosova po rrezikohet shkaku i pandemisë dhe rrëzimit të Qeverisë

Thaçi: Kosova po rrezikohet shkaku i pandemisë dhe rrëzimit të Qeverisë

Konjufca liron nga detyra Teuta Sahatqiun, e rikthen në MPJ

Konjufca liron nga detyra Teuta Sahatqiun, e rikthen në MPJ

AGK kërkon sqarim nga Ministria e Financave se si do të ndihmohen mediat

AGK kërkon sqarim nga Ministria e Financave se si do të ndihmohen mediat

Kurti në FSK, pritet nga ministri Quni dhe komandanti Rama

Kurti në FSK, pritet nga ministri Quni dhe komandanti Rama

Daçiq: Prishtina me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë

Daçiq: Prishtina me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë