Mesazh për ish/partnerin e koalicionit, kryetari i LDK’së: Kërko falje i dështuar, fajsove kotë miqët tanë se kinse ka marrëveshje të fsheftë Kosovë-Sërbi në shtëpinë e bardhë!

E publikuar: 26/03/2020 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate, bën më dije se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç është spekuluar më herët.

Për këtë ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës ” për konstruksionet e servuara pareshtur dhe fyerjet e paskrupullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskrupullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”, shkruan Mustafa.

Departamenti Amerikan, në deklaratë thotë se SHBA synon të përmirësojë ekonominë në Kosovë dhe të krijojë një vrull ekonomik, për të hapur vende pune.

“Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në fund.