Merrni masa ose fotot në Flickr do tu fshihen

E publikuar: 05/02/2019 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse keni foto me shumicë në Flickr por nuk doni të paguani për një llogari me më shumë hapësirë atëherë ju kanë ngelur vetëm pak orë për të vepruar.

Paralajmëruar prej prej disa muajsh, Flickr do të fillojë të fshijë fotot e përdoruesve pa pagesë të cilat kalojnë limitin e 1,000 njësive nga data 15 Shkurt.

Për të ruajtur fotot duhet të paguani 50 dollarë në vit ose i shkarkoni dhe ti ruani në kompjuter.

Ajo që ju duhet të bëni është të vizitoni folderin Camera Roll të Flickr të zgjidhni opsionin “select all” për çdo foto të ngarkuar dhe ti shkarkoni derisa të bini nën limitin e 1,000 fotove.

Përsa kohë ishte në pronësi të Yahoo, përdoruesit pa pagesë kishin 1TB hapësirë falas. Por me blerjen e shërbimit nga Smugmug, u vendos një limit prej 1,000 fotosh. /PCWorld Albanian