Merr kahje tjetër çështja e taksave të Ronaldos, zbardhen shifrat sa ka paguar deri më tani portugezi (Foto)

E publikuar: 23/06/2017 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo javën e fundit është në qendër të vëmendjes së medieve si pasoj e shmangies së pagimit të tatimit.

 Portugezi pretendohet se fshehu 14.7 milionë euro dhe pritet të dal para gjyqit në muajin korrik.

Por, sipas një dokumenti të publikuar nga stafi i lojtarit shihet se CR7 të ketë paguar më shumë taksa se sa vlera reale, përkatësisht 265.448,80 euro, transmeton Telegrafi.

Kjo e bën të pafajshëm portugezin dhe në rast se edhe kjo dëshmohet, atëherë Ronaldo do të jetë i lirë.

Ronaldo po akuzohet për shmangie tatimi në vlerë prej 14.7 milionë euro ndërsa ka pranuar të paguajë gjithçka para se të dalë para trupës gjyqësore me 31 korrik.