Merr fund sezoni për yllin e Interit

E publikuar: 21/07/2020 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një sezoni ku është ndalur shpesh herë në “bokse” për shkak të problemeve fizike, mesfushori uruguaian Matias Vecino ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur njëherë e mirë problemet me gjurin, të cilat e kanë shoqëruar vazhdimisht kohët e fundit.

Operacioni është kryer paraditen e sotme në klinikën private në doktorit Ramon Cugat në Katalunjë, aty ku mesfushori pritet të qëndrojë për disa ditë, para se të nisë fazën e rehabilitimit, ndërsa tashmë sezoni i tij me Interin mund të quhet i përfunduar.

Që prej rifillimit të kampionatit, mesfushori ka luajtur vetëm 20 minuta në transfertën ndaj Veronës, pasi në sfidat e tjera nuk ka qenë fare në dispozicion të Contes dhe me shumë gjasa transferta në “Bentegodi” mund të ketë qenë edhe e fundit e Vecinos me fanellën zikaltër.

Kjo pasi mesfushori uruguaian nuk bën më pjesë në planet e Interit dhe drejtuesit e klubit zikaltër po mundohen t’i gjejnë një sistemim për sezonin e ardhshëm, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë, me Tottenhamin në krye të listës./Express/