Merr formë shtëpia muze e heroit Rexhep Malaj

E publikuar: 31/05/2020 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia muze e njërit nga kryengritësit më të mëdhenj për të drejtat e shqiptarëve, heroit të kombit Rexhep Malaj, e cila ka nisur të ndërtohet rreth një vit më parë në vendlindjen e tij, në Hogosht të Kamenicës, ka nisur të marrë formë, shkruan Mediafokus.info.

Shtëpia muze ka tre kate dhe tashmë është përfunduar ajo që njihet si ‘puna e vrazhdë’, deri tek përfundimi i kulmit.

Kjo shtëpi pritet të përfundojë sivjet, derisa financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky objekt monumental do të jetë kujtesë për gjeneratat që do të vijnë për të kaluarën dhe sakrificën që është bërë nga populli shqiptar i Kosovës.

Inicimin e ka bërë Këshilli i fshatit Hogosht, në bashkëpunim me shokët e ilegales së kryengritësit t֝ë madh për të drejtat e shqiptarëve.

Heroi Rexhep Malaj së bashku me Nuhi Berishën, pas një lufte të pabarabatë, ranë në altarin e lirisë më 11/12 janar të vitit 1984, në Lagjen e Trimave, në Prishtinë. /Mediafokus.info/