Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

E publikuar: 17/01/2020 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar një fotografi të kohës së luftës në të cilën shihet një person i keqtrajtuar nga forcat serbe.

Bëhet fjalë për Sekretarin e Degës së LDK-së në Pejë, Musa Rexhaj, ku pasi ishte pyetur se për kënd ka votuar pas zgjedhjeve parlamentare presidenciale, ai u përgjigj se votën ia ka dhënë Rugovës.
Mirëpo, pas kësaj ai ishte ndalur në Leshan, (Pejë) dhe ishte keqtrajtuar nga policia serbe.

Sipas Merovcit, kështu mbrohej Kosova para tre dekadash.

“Kujtesë me shkas!
Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash!Veprimtari Musa REXHAJ, Sekretar i Degës së LDK-së në Pejë i cili më 26 maj 1992 ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur e kishin pyetur për kënd ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe. Ditë më parë në të njëjtin vend duke e vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër kishte rënë heroikisht patrioti Tahir BERISHA nga Leshani. Kështu ishin mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve më: 24 maj 1992, para 3 dekadash”, ka shkruar Merovci.

/Top Channel/