Merkel pas takimit me Thaçin: Kosova ta luftojë korrupsionin, ta ulë papunësinë

E publikuar: 09/05/2018 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk është temë e thjeshtë.
Këto komente Merkel i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Berlin.

Ajo tha se Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por theksoi se duhet luftuar krimi e korrupsioni.

“Kemi shumë probleme të pazgjidhura por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE’së, dua të theksoj se në Ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo në konferencën për media.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Merkel shtoi se ky dialog nuk është temë e thjeshtë, por thekson se ka pasur zhvilime pozitive në këtë drejtim.

“Marrëveshjet e deritanishme duhen të zbatohen”, tha ajo./Express