Merkel në Beograd, Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

E publikuar: 08/06/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zgjidhje e qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës sipas Kancelares Gjermane Angela Merkel është përfshirja e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Mediat serbe kanë raportuar se kancelaria Merkel gjatë vizitës në Beograd, do të kërkoj pikërisht këtë gjë nga qeveritarët serbë, konkretisht që ata të mos pengojnë përfshirjen e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Një kërkesë tjetër e kancelares sipas medieve serbe pritet të jetë ulja e ndikimit politik të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

Sipas qëndrimit të Berlinit, nëse Serbia nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjo nuk do të nënkuptonte se ajo ka pranuar pavarësinë e Kosovës.(lajmi.net)