Merkel liderja normale e botës së lirë

E publikuar: 13/12/2018 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ndjekur nga truprojat, por çantat i mban vetë. Dhe gjermanët e pëlqejnë këtë gjë, sepse duket si një person normal.

Ish-vajza nga Lindja dhe nxënëse e Kohlit (babai i tradhtuar politik), vajza e një mësuesi ungjillor dhe pastor që u zhvendos në Lindje, ende është e pashmangshme në aspektin e stilit. Pragmatike dhe praktikisht e paprekshme. Krehja e flokëve “duhet të mbajë 12 orë” dhe, në vend që të zgjedhë rroba, vesh një uniformë.

Çdokush që ka ndonjë të bëjë me të në jetën private tregon se kancelarja është e gatshme për shaka të spikatura. Por, përpara reflektorëve ajo mban një qetësi pothuajse opake. Ka formim shkencor dhe një jetë dedikuar kërkimeve në fizikë. Një martesë e shkurtër me një Ulrich Merkel, nga e cila vjen mbiemri i njohur në botë. Një burrë shkencëtar, Joachim Sauer, i cili u përpoq, si një bashkëshort, në një nga samitet e G20-ës për t’i shpjeguar zonjës Melania Trump teoritë mbi ndryshimet klimatike.

Me këtë profil dhe me një prirje programore për të kërkuar kompromis, ish-udhëheqësja e CDU-së ka të bëjë me burrat e mëdhenj të Tokës si Putin, Erdogan apo Trump. Sigurisht në vendime, Merkel nuk ia lejon vetes ta provokojnë, ajo shpenzon kohë dhe maturi në çdo konflikt mbi domosdoshmërinë, gjithmonë të një zgjidhjeje diplomatike.

Barack Obama e ka kurorëzuar atë pothuajse sikur të ishte pasardhësja e tij. ”New York Times” e ka përcaktuar atë si një udhërrëfyese për “botën e lirë”. Ajo ishte dhe mbetet një pirate që nxjerr jashtë loje kundërshtarët. Por, Merkeli, ”ekologjike” dhe “sociale” ka shkaktuar një migrim në krahun e djathtë dhe formimin e një partisë anti-islame, që shkatërroi konsensusin e CDU-së.

Një milion refugjatë të pranuar në vitin 2015 i solli asaj një nominim për çmimin Nobel, çka dëmtoi besueshmërinë e saj, edhe pse mori mirënjohjen e shumë refugjatëve. Dhe, kërcënimi terrorist u jep oksigjen fondamentalistëve. Në krizën e euros, ajo la që të prevalonte ideja e Wolfgang Schaeuble. Shumë vende e ndjenë këtë për shkak të recesionit.

Sidoqoftë, Merkel këmbëngul se reformat bënë mirë.