Merkel: E papranueshme që vendet evropiane të refuzojnë refugjatët myslimanë

E publikuar: 29/08/2016 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e gjykoi si të papranueshme që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë sepse ata janë myslimanë.

“Kjo nuk shkon aspak që disa vende thonë se në përgjithësi, ne nuk duam të kemi myslimanë në vendet tona”, deklaroi ajo në një intervistë për kanalin televiziv publik gjerman ARD. Duke u rikthyer mbi propozimin e saj për të futur kuota ndarjeje të refugjatëve brenda BE-së, kancelarja theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e vetë dhe se një zgjidhje e përbashkët duhet gjetur”.

Gjermania ka pritur në vitin 2015 rreth një milionë azilkërkues, shumica me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.