Merkel: Autori i masakrës kishte kërkuar azil, ishim paralajmëruar për sulme

E publikuar: 20/12/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli rreth ngjarjes tragjike që ndodhi dje në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku u shtypën me kamion 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë.

Merkel deklaroi se kemi të bëjmë me një sulm terrorist duke theksuar se “ne do ta gjejmë forcën për të vazhduar jetën tonë ashtu siç e dëshirojmë, në liri dhe ne një shoqëri të hapur”.

Kancelarja tregon se autori i krimit ishte një refugjat që kishte kërkuar azil në Gjermani, dhe se për ngjarjen kishte patur paralajmërime nga shërbimet sekrete.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se kishte “informacione të besueshme” se militantët islamikë po planifikonin sulme mbi të gjithë Europën gjatë sezonit festiv.