Merkato, 3 emra rrotull botës për Kukësin

E publikuar: 28/12/2016 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi i parë në renditje nuk është i mjaftueshëm për ta konsideruar organikën të plotë dhe për të mos i hedhur sytë në merkaton e Janarit. Kukësi po operon me kujdes në këtë fundviti dhe janë të paktën tri emrat që do ti serviren trajnerit Gjoka.

Emra nga të cilët do bëhet një përzgjedhje përfundimtare dhe besohet se dy prej tyre mund të nënshkruajnë konratë me veri-lindorët. Elton Kale, 28 vjeç, sulmues krahu nga Brazili. Lojtar që vjen nga Ergotelis në Greqi ku luajtur 8 ndeshje gjatë këtij viti, duket se ka fituar shumë kuota në analizën e merkatos së Kukësit, edhe prej eksperiencës në Portugali me një emër si Belenenses.

Ndërkohë një emër interesant vjen nga Gana. Asiedu Attobrah është është 21 vjeç. Ka qenë pjesë e Kombëtares së 20-vjeçarëve të vendit të tij dhe ka luajtur për një sezon me klubin belg të Kortrijk.

Kufre Ebong sulmues nigerian 22 vjeçar është gjithashtu një alternativë e mirë për sulmin. E gjitha kjo tregon që dikush nga sulmuesit kryesorë në skuadër do largohet. Pejic dhe Emini janë të paprekshëm ndërkohë që Moriera përfundimisht është jashtë skuadërës. Njëri prej Gurit dhe Rangel do largohet për tja lënë vendin ndonjë blerjeje të mundshme.