Mërgimtarët nga kjo datë mund të vijnë lirshum në Kosovë

E publikuar: 12/06/2020 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diaspora kosovare e kishte të paqartë nëse mund të vinin në Kosovë pa ju dalë probleme, pasi shumica nga ta kanë pasaporta kosovare, për të cilat nuk është e mundur akoma futja në vendet e BE-së.

Mirëpo, po raportohet se nga 1 korriku kjo pengesë do të hiqet, pasi vendet e BE-së pritet t’i hapin kuftijë me vendet e Ballkanit dhe do të krijohet mundësia e kthimit në vendet ku ata punojnë pa asnjë pengesë.

Kjo do të mundësohet pasi Komisioni i BE-së ka rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet e BE për shtetasit e Serbisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore nga 1 korriku “pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë sesa në BE “.