Mërgimtarët do të votojnë të parët, kanë afat dy javë

E publikuar: 07/01/2021 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka zyrtarizuar mbrëmë datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

14 shkurti është dita kur qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për të dytën herë brenda një viti e gjysmë.
Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve.

Aplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur gjithashtu se fushata zgjedhore për partitë politike fillon me datën 3 shkurt dhe përfundon me datën 12.