Mërgata, ekzistenca e shtetësisë sonë!

E publikuar: 26/12/2020 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush T.Shkodra

Të etiketosh një të tretën e banorëve të një vendi me termat pezhorativ, e të pretendosh që po hap një temë që ka të bëjë me mërgatën nuk qëndron.

Atëherë:

1. Pse duhej hapur temë e veçantë në mes nesh, në mes shqiptarëve brenda dhe atyre që jetojnë jashtë kufijve nuk dihet qëllimi i drejtë. Si rrjedhojë e kësaj çfarë do të ishte interesi për terë këtë “gjurullti” mediale, dhe shpikjen e temave për asgjë prej asgjëje.
Të ndash në “ata” dhe “ne” mund të cilësohet si absurditeti i vitit 2020-të. Të ndajmë përmes retorikës një familje ta zëmë, prind fëmijë apo anasjelltas, bashkëshortët ku njëri jeton jashtë Kosovës e tjetri brenda, është një nonsens i cili s’ka asnjë kuptim.

2. Në kohën kur qeveria po konsiderohet e paligjshme me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku shumë ekspert të lëmisë juridike po i kontestojnë të jashtë ligjshme edhe vendimet që qeveria i ka ndërmarr për 7 muaj me radhë.
Këtu hyjnë edhe gjobat që ju janë shkaktuar qytetarëve për mos respektim të masave anticovid.
Me vendimet e jashtëligjshme është sjellë afarizmi buzë humnerës, ku i cili me këto vendime të pamatura, dhe pothuajse inatqore në mes partish, është lëvizur kurba e ekzistencës drejt pikës zero.

3. Në kohën më të rëndësishme kur biznesi priste të sillën remitencat, për të stagnuar rënien e mëtutjeshme të të hyrave të tyre, ku pas një dyndje të bashkatdhetarëve drejt tregut të shtrire përtokë hapen tema linçuese ndaj tyre. Mërgata është ajo që po i shtrin dorën dhe po e ndihmon Kosovën me parat e tyre të grumbulluara përgjatë një viti që nuk kanë pasur mundësinë të vizitojnë vendin si pasojë e pandemisë covid19 dhe mbylljes së rrugëve për të ardhur në atdhe.

4. Buxheti i shtetit sipas Bankës Qendrore parashihte që të ketë rënie të vazhdueshme me mbi 250 milion më pak se viti paraprak, diaspora është ajo që do të rimburson sipas bankës qendrore.
Për rrjedhojë e ardhjes së diasporës vlen fakti që biznesi po del nga hija e humbjeve të vazhdueshme, dhe shteti do të mblidhte taksat në format e ndryshme përmes remitencave që tashmë po gjenden brenda kufijve të shtetit.

5. Të gjithë barometrat financiar përgjatë terë viteve pothuajse prej që ekziston mërgata shqiptare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mburoja e shtetësisë sonë, dhe kontrubutdhënësit më të mëdhenj ishin bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, e posaçërisht të Evropës.
Institute të ndryshme që merren me remitencat dhe të hyrat financiare nga jashtë sipas hulumtimeve të tyre kanë të gjetura që buxheti i vendit kryesisht mbushet nga mjetet financiare që vijnë nga remitencat.
Për shkakun që mos të thuhet publikisht varshmëria ndaj mjeteve që vijnë nga jashtë, shpesh autoritete e vendit i minimizojnë të hyrat deri në 50% që vijnë përmes financave nga jashtë, kur kjo dihet që sigurisht shkon deri 75% e buxhetit të republikës.
Duke tejkaluar mënyrën e përgjithshme të mbushjes së arkës së shtetit me 2 miliard euro, kurse në total financat publike që do të mbulonin shpenzimet e shtetit me të gjitha investimet e tyre janë 2.4 miliard euro.

6. Diaspora shqiptare përveç financave do duhej të kalon në një tjetër status tashmë!
Pasi dikush po dëshiron të hap një temë siç po thuhet, atëherë diaspora nuk duhet të heziton, dhe rrjedhimisht duhet të kërkon hisen e saj mbi atë çka investon këtu.
Si paguese e rregulltë e taksave dhe tatimeve brenda Republikës së Kosovës ajo duhet të ngritë zërin me kërkesat e veta duke kërkuar përgjegjësi mbi parat që ata investojnë këtu.
Kjo gjë është e garantuar që ndryshimet në vendin tonë munden të behën vetëm nga diaspora, për shkakun se qytetarët që jetojnë këtu në forma të ndryshme janë të shantazhuar dhe disa janë edhe punëmarrës nëpër institucionet e ndryshme, kështu që trysnia mbi është tejet e madhe, ku për pasojë edhe ndryshimet politike më gjithë dëshirën që kanë nuk mundet ti bëjnë.

7. Është imanente tashmë që mërgata jonë shqiptare duhet të aktivizohet përmes armatës së saj intelektuale, duke u përfshirë në proceset kërkuese dhe vendimmarrëse në institucionet e republikës.
Njerëzit këtu duhet të dinë që mbi 7% e qytetarëve tanë që jetojnë që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës janë intelektual, dhe që në fusha të ndryshme janë të integruar shumë thellë, ku për rrjedhojë tashmë kanë edhe pozita udhëheqëse si në fushat politike, financiare, policore, ushtarake, bankare, komunale, mediale, diplomatike, afariste etj.

8. Mërgata Shqiptare del të jetë tmerruese për ata që kanë qeverisur që nga paslufta. Dhe shi për ketë edhe kundërshtia më e madhe etiketuese vjen nga njerëzit që në një mënyrë apo tjetër ishin, janë apo që kanë lidhje të tërthorta me autoritetet.

9.Kur shohim të gjitha këto pika nga afër, atëherë sigurisht që vijmë në një konkluzion se ku është motivi urrejtës ndaj pjesës tjetër shqiptare që kanë vendos të jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë. Sidomos pika 8 ju ndihmon shumë të kuptoni se pse kjo urrejtje vjen tash në këtë kohë! Po nuk u solle mirë, mërgata do të largon pushtetin nga dora.

10. Bashkatdhetarët tanë, prindit tanë, vëllezërit tanë, motrat tona, miqtë e dashamirët, vendasit dhe jaranat duhet të kuptojnë se tërë kjo do të ndahet në fund të fundit me NE dhe ata që janë kundër shtetësisë së Kosovës.
Pra, kjo agjendë në mes të mirës dhe të keqes ka filluar kaherë, falënderojmë mërgatën tonë që po behët pjesë e ndryshimeve në ketë vend.

Mërgatë FALEMINDERIT!

Welcome | Willkommen | Bienvenidos | Bienvenue | Dobrodošli | Velkommen | Benvenuto | Velkommen | Welkom |Ongi etorria | Hoşgeldiniz | καλως ΗΡΘΑΤΕ | Welkom.

Gëzuar 2021-ta.

Për: infosot.com