Mënyrat e thjeshta si të lehtësoni dhimbjet gjatë ciklit menstrual

E publikuar: 14/10/2017 06:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pini një gotë me çaj kamomili

Çaji i kamomilit përmban glicine , një kimikat i cili ndihmon në kontrollimin e spazmave të muskujve duke përfshirë këtu edhe ato të periodave.

Shmangni kafenë

Kafeja ju dehidraton dhe shkakton fryrje të parehatshme, të cilat vetëm e përkeqësojnë dhimbjen e periodave. Mund të shërbejë gjithashtu si agjent inflamator dhe të irritojë në këtë mënyrë organet e brendshme.

Pini një gotë vere të kuqe

Mund të shijoni një gotë me verë të kuqe gjatë periodave dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Një komponentë i gjetur në verën e kuqe ka treguar se redukton kontraktimet e mitrës dhe detyrimisht edhe dhimbjet. Gëzuar!

Shmangni ushqimet e kripura

Mund të jeni duke përjetuar disa  kontraktime të fuqishme, por përpiquni t’i rezistoni ushqimeve të kripura. Ashtu si kafeja, edhe ushqimet e kripura ju dehidratojnë duke ju lënë të ndiheni të fryrë dhe duke krijuar një gjendje parehatie.

Çokollata e zezë

Gjatë dhimbjeve të periodave mund të përdorni pak çokollatë të zezë  dhe keni për të vënë re se ajo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Në të gjendet  endorfina, e cila e vendos trupin tuaj në një humor më të mirë dhe shërben si një qetësues natyral.

Një kuti me akull

Disa femra  preferojnë ftohtësinë që ofron një pako me akull në krahasim me një bidon me ujë të nxehtë. Akulli ul inflamacioni në zonën e fundit të barkut dhe ju ndihmon të ndihemi më të qetë dhe të rehatshëm.

Pini ujë

Të qenit të hidratuar është shumë e rëndësishme gjatë periodave. Pirja e sa më shumë uji do t’ju ndihmojë të nxirrni lëngjet e tepërta të mbledhura në trupin tuaj. Mundohuni të keni me vete gjithmonë një shishe me ujë për t’u siguruar se nuk do të jeni të etur në asnjë moment.