Mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga alergjitë e stinës!

E publikuar: 08/04/2018 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ndryshimin e stinëve, fillojnë dhe alergjitë e shumta të shkaktuara kryesisht nga polenat. Pjesa më e madhe e njerzve janë të ndjeshëm ndaj alergjive dhe simptomat e tyre nuk i lejojnë të shijojnë plotësisht ditët ngrohta të pranverës.

Tështimat, lëkura e irrituar apo ngacmimet që ndjeni në fyt, mund të shmangen duke u kujdesur për këto gjëra:

Mos prisni të ndiheni të etur

Pini vazhdimisht ujë edhe nëse nuk ju pihet. Nuk duhet të prisni deri sa të ndjeni etje për të pirë ujë. Për shkak të alergjive, vazhdimisht humbisni sasinë e ujit në trupin tuaj , të cilën duhet ta zëvendësoni. Kjo do t’ju ndihmojë të pastroni toksinat dhe sjell reduktimin e alergjive.

Mbajeni fytyrën të hidratuar

Irritimet e hundëve apo syve të shkaktuara nga alergjitë ju bëjnë të dukeni gjith kohën të sëmurë dhe të pafuqishëm. Nëse kujdeseni për lëkurën tuaj, ju do të shmangi efektet e alergjisë kryesisht në fytyrë. Lëkura e thatë i tërheq akoma më shumë polenat, ndërsa një lëkurë e hidratuar është më e fortë ndaj tyre. Prandaj duhet të përdorni gjithmonë krem dhe në këtë mënyrë fytyra juaj nuk do të tregojë efektet e alergjisë.

6414733_G

Tregohuni të butë me trupin tuaj

Sa më të ashpër të tregoheni me lëkurën apo me fytin tuaj, aq më keq do të jenë pasojat e alergjive. Duhet të tregoheni të butë me fytyrën dhe të mos e sforconi fytin. Kujdesuni që të përdorni gjithmonë produkte të cilat nuk përbajnë fragranca të forta pasi ato e ngacmojnë akoma më tepër alergjinë. Aplikojeni kremin apo produktet e tjera që përdorni sa më butë.

Mos përdorni ujë të nxehtë

Nëse jeni duke larë fytyrën apo edhe duke bërë një dush me ujë të nxehtë, do të irritoni akoma më shumë lëkurën tuaj. Ju mund të përdorni ujë të ngrohtë, i cili nuk e ‘sulmon’ lëkurën tuaj. Uji i nxehtë e ul hidratimin e trupit si dhe hap akoma më shumë poret dhe kjo ju bën më të prirur ndaj alergjive.

Pastroni shtëpinë

Me ndërrimin e stinëve, të gjithë bëjnë një pastrim rrënjësor të shtëpisë së tyre. Pas një dimri të ftohë, në shtëpinë tuaj mund të jenë mbledhur shumë pluhëra nëpër cepa të fshehtë dhe shtëpia mund të mos jetë ajrosur aq sa duhet. Prandaj duhet bërë një pastrim total i shtëpisë, sepse alergjitë tuaja mund të vijnë edhe si pasojë e mikrobeve të fshehura në shtëpi. /Telegrfai/