Menyja Pablo Escobar, shërbejnë hamburgerë më kokainë të rrejshme dhe bankënota 100 dollarëshe fallso (Foto)

E publikuar: 04/02/2019 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lokal që shërben ushqim të shpejtë i quajtur “Pablo Escobar” në Melbourne të Australisë, ka hasur në kritika të ashpra pasi që janë publikuar fotografitë ku shihen hamburgerët që shërbehen me drogë të rrejshme dhe para false.

Pronarët po kritikohen për veprimin pasi po nxitin përdorimin e drogës tek të rinjtë. Megjithatë si çdo restorant tjetër në botë, edhe ky është duke u munduar që me menynë e pasur të tërheq sa më shumë klientë, transmeton Telegrafi.

Por, menyja e tyre dallon nga të tjerat, pasi aty mund të porositni “patron burger” që shërbehet me një vizë të pluhurit të bardhë (që ngjan me kokainën) dhe me 100 dollarë fallso.

Hamburgeri shërbehet me qese të vogël të najlonit që zakonisht përdoret për ta mbushur me kokainë nga trafikantët. Në këtë mënyrë, restoranti nderon Pablo Escobarin njëri nga narko-bosët më të mëdhenj në botë, gjë që edhe ka nxitur reagime të ashpra.

Duke aluduar në “mbretin e kokainës”, disa persona të flaktë pas hamburgerëve besojnë se pronarët e lokalit janë naiv dhe nuk e dinë dhimbjen dhe frikën që e ka shkaktuar Escobar gjatë kohës sa ishte gjallë.

“Të festosh varësinë nga droga dhe të bësh humor në këtë llogari është budallallëk”, ka shkruar një komentues pas publikimit të fotografive.

Megjithatë lidhur me këtë është deklaruar edhe pronari i restorantit, duke e mbrojtur kategorikisht menynë e tij.

“Jemi shumë krenarë për hamburgerët tanë, por gjithashtu e dimë që Pablo Escobar ka qenë njeri i tmerrshëm që ka shkatërruar jetën e mijëra personave në Kolumbi. Ne nuk e idealizojmë apo falënderojmë Escobarin me ofertat tona. Në pyetje është vetëm emri i hamburgerit”, ka shtuar pronari. /Telegrafi/