Mentori i Allegri, Galeone: Ai largohet nga Juventusi edhe nëse e fiton Ligën e Kampionëve

E publikuar: 26/02/2019 01:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mentori i Max Allegrit, Giovanni Galeone, ka thënë se italiani do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit edhe nëse e fiton Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Allegrit është në dyshim pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit.

Galeone që ka udhëhequr klube si Pescara dhe Udinese deklaron se Allegri do të largohet pa marrë parasysh bilancet në fund të sezonit.

“I kam thënë para disa vitesh që të shkojë në Ligën Premier”.

“Nuk besoj që do të shkojë diku tjetër në Itali. Pa marr parasysh se si mbyllet aventura e tij në Ligën e Kampionëve, do të largohet nga Juve”.

“Vitin e shkuar ka mundur të zgjedh mes Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Real Madridit, por refuzoi se donte ta fitonte Ligën e Kampionëve me Juventusin”, deklaroi ai.

Galeone ka thënë se Juventusi duhet të besojë në rikthimin, ndërsa ka deklaruar për Arrigo Sacchin se nuk mund të kritikohet një trajner si Allegri që i ka fituar 10 trofe me Juventusin. /Telegrafi/