Mentor Haziri lanson këngën e re “Hana”

E publikuar: 04/03/2019 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mentor Haziri e ka publikuar këngën e tij më të re.

Këngëtari Mentor Haziri e ka lansuar në Youtube këngën e tij më të re.

“Hana” titullohet kënga e cila vjen e realizuar me videoklip të realizuar nga Pinkmoon në të cilin në qendër të vëmendjes shihet një balerinë.

Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Eriona Rushiti, e tingujt e kitarës nga Valon Gashi.

“Më ke vra” ishte projekti i fundit i Mentorit, këngë me të cilën mori pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike 2019”.