Menduh Thaçi: S’kam gisht në Kumanovë

E publikuar: 22/05/2015 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se ka qenë në dijeni për konfliktin në Kumanovë – se ka qenë i informuar shumë më parë për këtë situatë.

Thaçi tregon se ka pasur takime edhe me njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë konflikt. Por, mohon se ka pasur gisht inskenimin e konfliktit shqiptaro-maqedonas.

“Realisht kemi pasur informacione paraprake”, thotë ai.

Thaçi ka treguar se është i gatshëm të ulet dhe te bisedoj me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Po i bëj ftesë publike që ne të dy të takohemi një ditë”, thotë ai në një intervistë në Klan Kosova. “Kjo është e vështirë të arrihet, pasi Ahmeti po flet për gjera të tjera e jo për situatën aktuale”.