Menduh Thaçi: Mbrenda javës marrëveshja politike në Maqedoni

E publikuar: 29/05/2015 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaron se mbrenda javës së ardhshme arrihet marrëveshja politike për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.

Mbrenda javës arrihet marrëveshja, derisa mbrenda pak muejve, kjo marrëveshje ka me u implementue në ligjet e shtetit të Maqedonisë, – tha Thaçi.

Po ashtu, lideri i PDSH’s, u shpreh tepër optimist se për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, derisa e ka quejtë shumë pozitive vizitën e kryeministrit Nikola Gruevski në Shqipni, në kuadër të pjesmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Maqedonia mbrenda vitit antarsohet në NATO, derisa ma s’largti deri në Tetor-Nandor caktohet edhe data për antarsimin e Maqedonisë në BE, – deklaroi Thaçi gjatë nji interviste për Televizionin Vizion Plus në Tiranë.

Simbas tij, varianti tjetër – ai i mosarritjes së marrëveshjes politike n’fillim të javës që vjen, – kishte me qenë i pamendueshëm për nga pasojat që mundet me bartë.