Mendonte se ‘cimerja’ mbuloi muret me fotografi artistësh, drithërohet kur kupton sekretin e saj (Foto)

E publikuar: 25/09/2018 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentja e paemëruar nga Londra, ka bërë të ditur se është drithëruar, ku kuptoi se ‘cimerja’ saj i ka mbuluar muret me fotografi të vrasësve serik.

Fillimi i studimeve dhe ndarja e banesës me dikë krejtësisht të panjohur, është shumë sfiduese dhe mjaft e pakëndshme, por për një të re, ishte eksperiencë shumë më e vështirë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk kishte hyrë kurrë në dhomën e saj, sa herë që ishte dera hapur ia shihte posterët e shumtë, ndërsa mendonte se është fanse e artit dhe ata janë yjet që i admiron. Por, sekreti saj e la të tronditur.

Në mesin e fotografive ishte edhe vrasësi serik, Ted Bundy

“Nuk më mbanin këmbët, ndërsa djersa ma mbuloi trupi dhe nuk mund të lëvizja. E pyeta pse po i mbanë, më tha se i admiron dhe do të vazhdojë rrugën e tyre”, ka thënë studentja.

Pasi kërkoi transfer në një banesë tjetër, ajo po qëndron te disa student pak të njohshëm, e tmerruar që të kthehet sërish te ‘cimerja prej ferri’.

Ted Bundy, Jeffrey Dahmer dhe Ed Gein janë disa prej vrasësve serik, fotografitë e të cilave ajo i kishte ngjitur në mur. /Telegrafi/