Mendoni se imazhet e juaja në pasaporta nuk janë të bukura? Shikoni çfarë i kanë bërë kësaj vajze (Foto

E publikuar: 15/08/2017 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsey Ramos nga Austin i Teksasit, pa dyshim se ka fotografinë më të keqe të vendosur në pasaportë!

Kjo vajzë 27-vjeçe muaj më parë ishte bërë gati për një udhëtim për në Gjermani së bashku me të dashurin, dhe derisa po e nxirrte pasaportën për kontroll ajo gjeti veten në një pozitë të palakmueshme, transmeton Telegrafi.

Asaj i kishin zgjatur tej mase kokën në fotografi me efekte speciale, sa që më shumë ngjante në një ‘jashtëtokësore’ sesa me një qenie njerëzore.

Fotografia e saj për një kohë të shkurtër është bërë virale, kurse Chelsey ka kërkuar që t’i ndërrohet fotografia që për fat të mirë këtë kërkesë ia kanë aprovuar autoritetet përkatëse.