Mendon se i dashuri e ka tradhtuar, shihni si vajza në Kenia ia shkatërron Benz-in të dashurit të saj (Video)

E publikuar: 29/08/2018 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kenya, në kontenë e Mombasa, një vajzë me fustan të shkurtër të kuq, është filmuar teksa kishte për qëllim të shkatërronte makinën Mercedes Benz të partnerit të saj.

Gruaja, e identifikuar si Cynthia Keru, duke besuar se i fejuari i saj e ka tradhtuar, ka menduar të hakmerret.

Ajo ka hipur mbi makinën e shtrenjtë të parkuar pranë apartamenteve dhe ka thyer xhamin e makinën, përcjell bw.

Më pas ajo është ndihmuar nga dy burra të tjerë për të zbritur nga mjeti dhe është larguar në krahët e njërit prej tyre.

Videoja e xhiruar nga një banor në ballkonin e tij është bërë virale në rrjetet sociale.