A mendon ende Thaçi se Rugova e kishte sabotuar luftën e UÇK’së? (Video)

E publikuar: 18/01/2017 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, Presidenti Hashim Thaçi, ka folur për kritikat e tij të mëparshme ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova për sabotim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka lidhje me sabotimin apo jo të luftës, mirëpo sipas tij, është dashur të ketë koordinim më të mirë ndërmjet UÇK’së dhe ish-Presidentit Rugova.

Ai ka shtuar se e vlerëson shumë ish-Presidentin Rugova për shkak se nuk iu bind atyre që kërkonin që në fillim të viteve të 90’ta shqiptarët të merrnin pjesë në zgjedhjet e Jugosllavisë. /Express/