Menaxheri i FFK-së: Ja pse yjet e Zvicrës refuzuan Kosovën

E publikuar: 26/08/2016 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj, ndodhen në listën e Zvicrës për ndeshjen me Portugalinë. Asnjëri prej tyre nuk do të mund të zgjedhë më Kosovën, pas takimit të 5 shtatorit.

“Kemi pasur kontakte me familjarët e tyre dhe agjentët e tyre, por kemi pasur kontakte edhe direkt me lojtarët, për mundësinë që ata t’i bashkohen projektit tonë. Arsyet janë të ndryshme pse ata nuk janë pjesë e Kosovës”, u shpreh Shala për Gazeta Olle, pa dashur të sqarojë më shumë.

Xherdan Shaqiri nuk ishte në listën e Zvicrës shkaku i lëndimit, por ende nuk dihet nëse ka të drejtën të zgjedh Kosovën, pasi kjo varet nga FIFA.