Mena: Kili-Argjentina, finale e merituar

E publikuar: 03/07/2015 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas fitores 2-1 ndaj Perusë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, kombëtarja kiliane siguroi finalen përballë Argjentiëns. Kili ka qënë edhe më parë në finalen e këtij kompeticioni por në 99 vite histori që numëron ky turne kurrë nuk është shpallur fitues. Mbrojtesi 26-vjeçar Eugenio Mena beson se skuadra e tij e meritoi plotësisht finalen që do të zhvillohet të Dielën në Santiago dhe shprehet se La Roja nuk i trembet aspak Lionel Messit dhe grupit të tij.

“La Roja dhe Argjentina janë dy skuadrat më të mira të këtij kompeticioni dhe e meritojnë tërësisht finalen. Duhet të japim maksimumin tonë për të përfituar nga kjo mundësi. E njohim shumë mirë fuqinë e Argjentinës, por nuk kemi frikë prej saj. Do të luajmë ashtu siç dimë dhe do të qëndrojmë të fokusuar në lojën dhe objektivin tonë.”

Mena është i bindur se uniteti i grupit do të jetë deciziv për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje që mund ti jepte Kilit titullin e parë kampion në historinë e Kupës së Amerikës