Memli Krasniqi thotë se nuk duhet marrë seriozisht protesta e Vetëvendosjes kundër presidentit

E publikuar: 19/09/2018 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur si të parëndësishme dhe aspak serioze për t’u trajtuar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje
Pas mbledhjes së kryesisë duke folur para mediave Krasniqi është pyetur rreth kësaj proteste, por ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet as të trajtohet seriozisht e lëre më të merret dikush me të.

“Po Vetëvendosja nuk ka protestuar moti, edhe po të mos ketë arsye ata shpikin një dhe dalin, po nuk mendoj që duhet të merren e as të trajtohen seriozisht, as nga opozita as nga askush”, ka thënë Krasniqi.