Memli Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së

E publikuar: 20/09/2017 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që zgjodhi shef të Grupit Parlamentar Ahmet Isufin, edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar shefin e deputetëve të partisë në Kuvend. Ish-ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, do të jetë shef i grupit parlamentar të PDK’së.

Ai ka thënë ish-ministër që dy mandate të qeverisjes, por në ministri të ndryshme.

Ky është anëtari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka qenë ministër i Kulturës, dhe në qeverisjen e fundit ministër i Ministrisë së Bujqësisë.

Krasniqi e ka konfirmuar për Gazetën Express emërimin e tij në këtë detyrë.

Në legjislaturat e kaluara, shef i grupit parlamentar të PDK-së kishte qenë Zenun Pajaziti e para tij Adem Grabovci.

Në këtë rol në Kuvend për Vetëvendosjen do të jetë Glauk Konjufca, kurse shef i grupit parlamentar të LDK-së tashmë është caktuar Avdullah Hoti.