Memli Krasniqi ia mësyn Komitetit Olimpik

E publikuar: 08/12/2016 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, synon të bëhet nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Besim Hasani e Jeton Beqiri janë dy kandidatët e vetëm që kanë paraqitur kandidaturën për postin e kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Por, garë dukshëm më e madhe është për pozitat e nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të KOK-ut.

Për katër pozitat e nënkryetarit, që do të zgjidhen me vota të delegatëve, të mërkurën kur edhe ka qenë afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, janë paraqitur shtatë kandidatë.

Në mesin e tyre edhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Ky i fundit më herët ka qenë edhe Ministër i Sportit në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Kurse, për gjashtë pozitat e anëtarit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, janë paraqitur 19 kandidatë.