Melania Trump kërcënon sllovenët: Mos përfitoni para prej meje

E publikuar: 02/12/2016 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zonja e pare e SHBA, Melania Trump, ka porositur banorët e Sevnica në Slloveni, vendi i saj i lindjes, për të ndaluar abuzimin me emrin e saj për të fituar para.

Portali Politico shkruan se banorët e Sevincës duhet të heqin dorë nga mënyra e posa zbuluar për të fituar lehtë para në emër të zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, për shkak se Melania Trump, e lindur Knavs, ka angazhuar një firmë ligjore e cila banorët e qytetit të saj të lindjes do t’i paralajmërojë se emri dhe fytyra e saj nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, nëse për këtë nuk e kanë lejen e saj.

Qëkur Doanld Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sllovenët e përdorin emrin e Melania në çdo gjë – nga ëmbëlsirat deri te mjalti. Kështu, për shembull, turistëve dhe të huajve, në vendin e saj të lindjes, Sevinca, u ofrohet mjaltë “nga kopshti i shtëpisë së Melania”.

Megjithatë, ekipi ligjor i kompanisë “Pirc Musar&partners” dërguan një paralajmërim për banorët e Sevnicës se po bëjnë shkeljen e ligjit slloven për të drejtën e autorit dhe nuk duhet të përdorin portretin e Melania në pllakate dhe produkte të ndryshme.

“Kjo është një mënyrë të pahijshme e shfrytëzimit financiar dhe shkelje e të drejtës së autorit”, tha për Politico, Natasha Pirc Musar, drejtoreshë e zyrës ligjore.

Banorët e Sevincës u informuan se zyra e avokatit do të monitorojë nga afër situatën për shkak se ata janë të detyruar të raportojnë të gjitha shkeljet e mundshme. Pirc Musar shpjegon se së pari e alarmuan publikun dhe tani pritet të pushojë kjo praktikë.

Bruno Vidmar, pronar i picerisë Rondo në Sevnicë, nuk shqetësohet për kërcënimet e zyrës ligjore. Që nga zgjedhja e Trump, argumenton ai, qarkullimi u rrit me 20 për qind, kryesisht për shkak të ëmbëlsirës së re, të cilën ai e quajti me emrin e Melania Trump.

“Ne ishim të parët që këtë e menduam, shumë gazetarë erdhën në restorant që të provojnë ëmbëlsirën, dhe pas publikimit në Facebook dhe Twitter është bërë një bum i vërtetë”, ka thënë Vidmar.

Ai thotë se është konsultuar me një avokat i cili i tha se nuk kishte asnjë arsye për t’u shqetësuar, për aq kohë sa nuk është përdorur fytyra e saj.

Nusa Vidmar e shet tortën Melania, që përmban çokollatë të bardhë me arra. Nëse Melania mendon se torta me emrin e saj është fyerje, ai menjëherë do ta tërheqë.