Mekës është boshatisur pasi myslimanët po detyrohen që këtë Ramazan ta kalojnë në izolim

E publikuar: 25/04/2020 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hapësira qendrore e Xhamisë së Madhe të Mekës është boshatisur pasi myslimanët po detyrohen që këtë Ramazan ta kalojnë në izolim, ndryshe nga vitet e tjera.

Kjo hapësirë zakonisht është më e ngarkuar me njerëz gjatë Haxhit, por mbetet e hapur gjatë tërë vitit për pelegrinët, që do të thotë se pothuajse kurrë nuk është e zbrazët.

Megjithatë, masat e rrepta të karantinës kanë ndikuar që sivjet vendi i shenjtë i myslimanëve të jetë pothuajse bosh në kohën kur ka filluar muaji i Ramazanit.

Këtë vit, miliona njerëz do të falen në shtëpi për shkak të masave të pashembullta nga përhapja e pandemisë.

Pothuajse të gjitha shtetet me shumicë myslimane i kanë mbyllur xhamitë dhe kanë kërkuar nga njerëzit që të rrinë në shtëpi, shkruan “Daily Mail”.