Megjithëse morën barazim të papritur, Ancelotti lejon lojtarët të konsumojnë alkool

E publikuar: 23/09/2017 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich ka barazuar në javën e gjashtë të ligës elitare gjermane.

Kampioni aktual barazoi kundër Wolfsburgut me rezultat 2-2, megjithëse kishte epërsi prej dy golave.

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayernit, ka folur rreth barazimit të papritur duke thënë se nuk patën një paraqitje të mirë.

“Nuk jemi të lumtur, por nesër është një ditë e re dhe ecim përpara. Ne nuk e luajtëm ndeshjen tonë. Wolfsburg fitoi pikën e tyre”, tha Ancelotti pas takimit me “ujqërit”.

Pas këtij barazimi, italiani është pyetur nëse lojtarët do të lejohen të konsumojnë alkool me rastin e festës së birrës “Octoberfest”.

“Lojtarët mund të shkojnë dhe të pinë çfarë të duan. Unë nuk jam babai i tyre”, pohoi strategu italian.

Ndryshe, Bayerni zë vendin e dytë të Bundesligës me 13 pikë, po aq sa ka edhe Borussia Dortmundit. /Telegrafi/