Megjithatë, investitorët nga Hong Kongu duan blerjen e aksioneve të Thohirit te Interi

E publikuar: 12/01/2019 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suning Group mund të ketë një partner të ri te Interi, pasi raportet e shumta të mediave deklarojnë se një firmë investimi nga Hong Kongu do të blejë 30 për qind të klubit të Erick Thohir.

Në mëngjes kishte pasur zëra se Suning kishte të bënte me një ofertë për blerje.

Mediat raportuan se disa investitor nga Hong Kongu duan blerjen e Interit duke ofruar plot 800 milionë euro.

Kjo ofertë u raportua se u refuzua nga pronarët kinezë të Suning Group, por e vërteta ishte diçka tjetër.

Drejtuesit dhe pronarët e Interit (Foto: Pier Marco Tacca – Inter/Inter via Getty Images/Guliver)

Sipas mediumeve Il Messaggero, La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, investitorët janë të vendosur për të blerë aksionet e indonezianit Thohir.

Ish-presidenti i Nerazzurrëve ende ka nën pronësi  30 për qind të aksioneve të Interit dhe investitorët nga Hong Kongu duan blerjen e kësaj pjese.

Negociatat besohet të jenë në një fazë të përparuar dhe mund të finalizohen brenda dy deri tre javëve.

Në rast blerje, Suning do ta kenë një partner të ri dhe pritet vazhdimi i politikës për ngritjen e klubit, duke blerë edhe lojtarë të kalibrit të lartë. /Telegrafi/