Meghan Markle nuk e zgjodhi rastësisht këtë kostum në homazhet e Princeshë Dianës, çfarë fshihet pas tij?

E publikuar: 02/07/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Natyrisht, duhet një përfaqësim i denjë pranë Mbretëreshës Elizabeth II.

Përveç stileve elegante, fustaneve e fundeve treçerekëshe, Meghan ka zbuluar një sekret tjetër për të qenë e preferuara e të gjithëve – të vishet si Princeshë Diana.

E ka bërë edhe Kate këtë më herët dhe kjo u ra në sy të gjithëve.

Ndërsa Meg, në daljen e saj të fundit, në homazhet e Dianës, zgjodhi pikërisht atë ngjyrë që e identifikonte mjaft mirë ikonën e stilit në familjen  mbretërore.

Në fakt, juve mund t’ju duket se Meghan është duke e rimodeluar stilin e saj për të qenë më afër natyrës mbretërore, por e vërteta është që këtë stil e ka gati nga Diana.

Ashtu si ajo, por edhe shumë zonja të tjera të përfaqësisë së lartë, kanë zgjedhur pikërisht rozën e lehtë në çdo dalje të tyre të rëndësishme. Elegante, mbretërore, me stil dhe fisnike.