Megan Fox poza seksi dhe përgjigje ndaj kritikëve

E publikuar: 31/03/2015 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megan Fox ka pozuar për numrin e fundit të revistës “Harper’s Bazaar Arabia”, ku ka shpërthyer rreth kritikave që i bëhen asaj si nje femer e bukur por jo e zgjuar.

“Shumë njerëz mendojne se unë nuk jam shumë e zgjuar, e edukuar apo e sinqertë pasi e dua shumë veten time, pëlqej të jem në qendër të vëmendjes dhe dua që njerëzit e tjerë të më pëlqejnë mua.

Më vjen të qesh pasi unë kam dhënë disa intervista, kështu që kur lexohet artikulli nga fillmi në fund, dallohet qartë se nuk jam një nga ato modelet e videove muzikore.”- ka thënë Megan.

Fox 28-vjeçe, ka folur gjithashtu për karrierën e saj artistike, për të cilën ka thënë: “Unë nuk jam nga ato aktoret që ulem dhe bëj plane apo vendime për karrierën time siç bëjnë aktorët e tjerë. Nuk kam një ego në lidhje me të, në qoftë se më pëlqen një film, marrë pjesë, pavarësisht nëse është i madh apo i vogël. I besoj intuitës sime.”, citon topalbania. Përveç të qënurit aktore, më e rëndësishme për të momentalisht, është të jetë një nënë e mirë e djemve Noah 2-vjeç dhe Bodhi 13-muajsh me bashkëshortin Brian Austin Green. Fox gjithashtu është njerka e djalit të Green, Kassius 13-vjeç.